Endrit Azemi kishte arritur të mashtrojë mijëra njerëz dhe brenda pak ditësh mblodhi mbi 189 mijë euro, duke mashtruar se vuante nga leukemia akute.
Njëri prej njerëzve që tha se u angazhua në mbledhjen e parave për kinse shërimin e 20-vjeçarit, tha në KosovaLive në T7 se brenda pak orësh kishin arritur t’i mblidhnin 70 mijë euro.
“Për tetë orë, e di se kanë qenë 68-70 mijë euro të cilat kemi arritur t’ia sigurojmë”, tha ai. “S’kam lënë futbollist ose artist pa i shkru”.
Ai tha se Endrit Azemin e ka bashkëqytetar në lagje në Gjilan.
“Këtë djalin e kam në lagje dhe më ka thirrë dikush dhe më ka thënë ‘duhet me i ndihmu këtij djali se është me leukemi’. Dhe ne në fund e kemi kuptu që kemi ra shumë keq pre e mashtrimit”, tha ai.
Fillimisht, ai tha se ishte kontaktuar nga shokët dhe familjarët e Endrit Azemit.
“Sigurisht që u kemi kërkuar dokumente. Nuk na ka ofruar asnjë dokument. Kemi pritë kinse spitali në Turq.. na kanë thënë kinse spitali nuk po ua lëshon. Na e kanë dërguar një dokument të cilin e posedoj unë. Ne analizat s’mund t’ia bëjmë”, tha ai.
“Por që kemi ra pre, kemi ra krejt”.
