Mbi 21 mijë foshnja lindën në Kosovë për nëntë muaj

Në Kosovë janë regjistruar 21 mijë e 136 lindje gjatë periudhës janar–shtator të vitit 2026, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK).

Mbi 21 Nga numri i përgjithshëm i lindjeve, 10 mijë e 993 ishin meshkuj, ndërsa 10 mijë e 143 femra.

Muaji korrik shënoi numrin më të lartë të lindjeve, me 2 mijë e 691 foshnja. Pas tij renditet shtatori me 2 mijë e 596 lindje, ndërsa në gusht u regjistruan 2 mijë e 500 lindje.

Në anën tjetër, shkurti ishte muaji me numrin më të ulët të lindjeve, me gjithsej 2 mijë e 2 foshnja.

Të dhënat tregojnë se gjatë nëntë muajve të parë të vitit 2026, në Kosovë janë regjistruar mesatarisht rreth 2 mijë e 348 lindje në muaj.