Pas vrasjes së Arlinda Zekajt, drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha ka dhënë dorëheqje.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar kërkesën për dorëheqje të Gazmend Hoxhës nga pozita e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës.
Sipas njoftimit të Qeverisë, Kurti e ka liruar Hoxhën nga kjo detyrë më 30 tetor 2026, pas pranimit të kërkesës së tij për dorëheqje.
Në vend të tij, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe pas propozimit të ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kryeministri ka caktuar Fehmi Hotin ushtrues detyre të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës.
Në njoftim, Qeveria ka vlerësuar kontributin dhe angazhimin e Hoxhës gjatë mandatit të tij në krye të Policisë së Kosovës.
