Nënë Ferdonija i bashkohet protestës “Jo në emrin tim” në Gjakovë

Sonte në Gjakovë u mbajt protesta kundër aktgjykimit dënues ndaj drejtuesve të UÇK-së, e thirrur nga “Kuqezinjtë e Jakovës”. 

Në protestë mori pjesë edhe Nëna Ferdonije Qerkezi, e cila gjatë luftës në Kosovë humbi bashkëshortin dhe katër djemtë e saj.

Në foto Nëna Ferdonije shihet e ulur në tryezën e shtruar e karriget bosh.

Nënë Ferdonije Qerkezi mbeti e vetme në tryezë , e cila në luftë humbi bashkëshortin dhe 4 djemtë e saj, dy prej të cilëve janë gjetur, derisa bashkëshorti dhe dy djem të tjerë ende figurojnë të zhdukur.

Ndryshe, shtëpia e Nënë Ferdonijes është shndërruar në shtëpi Muze ku ruhen të gjitha reliktet e anëtarëve të familjes Qerkezi, që nga koha e luftës.