Trepça – Vëllaznimi, e vetmja e ditës

Dikur llogaritej derbi, kjo falë traditës që të dy skuadrat gëzojnë.

Megjithatë, sot nuk mund të konsiderohet kështu, shkruan Futbollikosovar.net.

Kjo pasi, si mitrovicasit, ashtu edhe gjakovarët janë në një pozitë të palakmueshme, madje në nivelin që nuk u përket, ose nuk jemi mësuar t’i shohim.

Minatorët me vetëm pesë pikë të arkëtuara në tetë ndeshje, e kuqezinjtë me vetëm një sosh për po aq ndeshje sa kundërshtari, tregon më së miri gjendjen e tyre.

Gjithsesi, rëndësia e pikëve pritet t’i motivojë ata që përballë konkurrentit direkt për t’i ikur pozitës së fundit që dërgon në Ligën e Dytë, të arrijnë te fitorja.

Të gjitha ndeshjet e xhiros në të dyja grupet kanë përfunduar, kurse kjo në Mitrovicë do të jetë e vetmja.