Punëtorët e sektorit privat sot pritet t’i gëzojnë mjetet në shumën prej 100 eurosh.
Kjo është konfirmuar për Indeksonline nga zëvendësministri i Financave, Hysni Mehani.
“E keni parë postimin e ministrit. Po, sot pritet të ekzekutohen mjetet”, ka thënë Mehani për Indeksonline.
Por, a do të ketë mundësi të aplikojë sërish një person në rast se ka bërë ndonjë gabim gjatë aplikimit?
Për këtë, Mehani ka një përgjigje:
“Po, të gjithë ata që kanë bërë ndonjë gabim gjatë aplikimit do të kenë mundësi të aplikojnë përsëri. Janë komisionet ato që i trajtojnë këto raste”, thotë Mehani.
Më 22 maj 2026, Qeveria e Kosovës miratoi Pakon për Përballje me Inflacionin 2.0, e cila parasheh mbështetje financiare prej 100 eurosh për disa kategori të qytetarëve.
Pakoja parasheh mbështetje të njëhershme prej 100 eurosh për pensionistët, 100 euro për fëmijët, 100 euro për punonjësit e sektorit jopublik, si dhe 100 euro për studentët aktivë.
