Çmimet e produkteve të naftës mbesin edhe sot të pandryshueshme.
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë publikoi dje listën e re të çmimeve tavan për produktet e naftës.
Sipas MINT, çmimi maksimal i lejuar për produktin Dizel do të jetë 1.78 Euro për litër;
çmimi maksimal i lejuar për produktin Benzinë do të jetë 1.41 Euro për litër;
çmimi maksimal i lejuar për produktin Gas është 0.74 Euro për litër