Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, të mërkurën, më 13.05.2026, do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
“Vranësirat vende-vende mund të shoqërohen me riga shiu”– thuhet në njoftimin e IHMK-së.
Temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 6 gradë Celcius ndërsa ato maksimale nga 15 deri më 18 gradë Celcius.
“Era: kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1–6 m/s”- vazhdon njoftimi.
Kjo javë sipas IHMK-së, do të karakterizohet me mot të ndryshueshëm, ku do të alternohen periudhat me diell dhe vranësira.
Reshje lokale shiu me intensitet të dobët deri mesatar priten kryesisht të martën (12.05.2026), të mërkurën (13.05.2026) dhe vende-vende të premten (15.05.2026), ndërsa në disa zona reshjet mund të shoqërohen edhe me shkarkime elektrike.
Temperaturat do të pësojnë rënie graduale në mesjavë, sidomos temperaturat minimale, të cilat në disa vise mund të zbresin deri në 3°C.
