Deputeti i Listës Guxo, Fatos Geci u bë viral pas një deklarate skandaloze ku uronte dënimin e përjetshëm për ish-presidentin Thaçi.
Menjëherë pat reguar përmes një postimi ish-ushtruesi i detyrës së kreut të OVL-së, Faton Klinaku.
“Ai që e ofendon Hashim Thaçin është tradhtar e bir tradhtari”, shkroi Klinaku.

Megjithatë, të nesërmen bëri tjetër reagim duke thënë se nuk e pat për deklaratën e Fatos Gecit, por për komentuesit.
Sikur për të lënë pas hamendësime të tjera, veçoi frazën që s’pajtohet me deputetin Geci, por s’e pat për të.

Në këtë postim pati shumë reaksione “me të qeshur”, gjë që shtyu Klinakun ta bëjë edhe një tjetër postim.
Në këtë të riun kujtoi kontributin e tij dhe të familjes Klinaku për lirinë e vendit.
