Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda sot feston ditëlindjen.
Në këtë ditë të veçantë, Federata e Futbollit të Kosovës i ka kushtuar një urim atij.
“Urime ditëlindjen, trajner Foda! Ju urojmë shëndet, suksese dhe shumë fitore të tjera me Kosovën. Faleminderit për përkushtimin dhe punën tuaj të palodhur!”, ka uruar FFK.
