Skandaloze: Deputeti Fatos Geci shpreson në dënim me burgim të përjetshëm për Hashim Thaçin

Fatos Geci, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, ka kërkuar dënim me burgim të përjetshëm për ish-presidentin Hashim Thaçi, gjatë një fjalimi në Kuvendin e Kosovës.

Geci tha se Thaçin do ta ndjek fati i Naim Murselit, i cili u dënua sot me burgim të përjetshëm.

“Sot, dua të përshëndes vendimin e gjykatës për burgim të përjetshëm ndaj Naim Murseli. Dhe ju që shpresoni se lideri juaj suprem do të lirohet, do ta përcjellë i njëjti fat. Por, edhe nëse lirohet ai nuk ka kurrfarë kredibiliteti përball Albin Kurtit”, deklaroi Geci mes të tjerash.

Maqedonci falënderon ShBA-në për forcimin e ushtrisë së Kosovës