Mali i Zi tronditet nga një vrasje e trefishtë, viktimat dhe i dyshuari shokë mes vete nga Rozhaja

Një vrasje e trefishte ka tronditur sot Malin e Zi. Sipas raportimeve të “Vijesti”, ngjarja ka ndodhur tek lagjja që njihet si “Aeroporti i Vjetër” në Podgoricë, ku janë gjetur tre viktima, transmeton Express.

Siç raporton “Vijesti” nga burimet brenda Policisë, në mesin e të vrarëve janë dy vëllezër nga Rozhaja, Denis Hot 28 vjeç dhe Nezrin Hot 27 vjeç.

Policia është në kërkim të Vehid Murić nga Rozhaja, i cili dyshohet se ka kryer një vrasje të trefishtë.

Krimi dyshohet se ka ndodhur gjatë natës në një banesë me qira.

Sipas policisë, i dyshuari nga Rozhaja vrau tre shokët e tij, me të cilët ishte në Podgoricë duke punuar në një kantier ndërtimi.

“Dyshohet se këtij akti kriminal i kanë paraprirë mosmarrëveshje personale midis personave të privuar nga jeta dhe të dyshuarit. Të gjithë personat janë me origjinë nga Rozhaja”, ka njoftuar Policia.