Kurti: Preferova që Abdixhiku të bëhet zëvendësi im

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurit ka folur pas takimit me Lumir Abdixhikun, nga ku përfundoi pa ndonjë marrëveshje.

Kurti para mediave tregoi ofertën që ia bëri kryetari të LDK-së.

“Porsa e përfundova takimin me Abdixhikun, të cilin e falënderoj. Mirëpo, më duhet të konstatoj se bisedimet ishin të pasuksesshme, për shkak se asnjëra nga ofertat nuk u pranua nga ai. Filimisht ne ofruam që LDK të jetë në bashkëqeverisje me ne, ta ketë zv/kryeministër, MPJ dhe tri ministri të tjera. Kam preferuar që zëvendës i imi të bëhet Abdixhiku dhe të fillojmë kapitull të ri të bashkëpunimi”, tha Kurti.