Thyerje kafke, shqyerje veshi: 4 persona bëhen për spital brenda nate nga aksidentet me trotinetë

Trotinetët elektrik në Kosovë nga trendi janë shndërruar në problematikë të madhe për shkak të përdorimit jo-adekuat të tyre nga ana e vozitësve.

Është doktori kosovar, Lavdrim Agushi i cili ka shpërndarë një postim ku bën apel për kujdes duke treguar edhe lëndimet që kanë pësuar së fundmi disa persona me trotinetë elektrik, shkruan lajmi.net.

Ai ka thënë se vetëm mbrëmë, një 19-vjeçar ka pësuar lëndime të rënda në kokë, një 7-vjeçare duke lozur me trotinet është goditur nga vetura, një 31 vjeçare me lëndime të ekstremiteteve si dhe një 4-vjeçar me lëndim-shqyerje të veshit si pasojë e rrëzimit nga trotineti.

“Shpejtësia ,pakujdesia ,sidomos mungesa e infrastrukturës tek ne dhe shumë faktorë tjerë po shkaktojnë lëndime serioze që kushtojnë me jetë”, ka shkruajtur ai.

Postimi i plotë:

Apel për kujdes, sidomos prindërve !!!

Vetëm kujdestarinë e mbrëmshme 4 lëndime serioze të shkaktuara nga Scooteret e vegjël dhe ata elektrik.

19 vjeçar me frakturë të bazës së kafkës dhe lëndime tjera serioze

7 vjeçare duke lozur me trotinet e goditur nga vetura

21 vjeçare me lëndime të shumëfishta të ekstremiteteve

4 vjeçar me lëndim-shqyerje të veshit si pasojë e rrëzimit me trotinet.

Shpejtësia ,pakujdesia ,sidomos mungesa e infrastrukturës tek ne dhe shumë faktorë tjerë po shkaktojnë lëndime serioze që kushtojnë me jetë.

KUJDES

Dr.Lavdrim Agushi