Çështja e presidentit, nesër takohen Kurti e Abdixhiku

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar se nga nesër do t’i nisë takimet me krerët opozitarë për çështjen e zgjedhjes së Presidentit të vendit.

Siç ka mësuar Klan Kosova, takimi i parë do të jetë ai me kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikun.

Takimi pritet të mbahet në orën 11:00 në hapësirat e Kuvendit të Kosovës.