Gazetarja Flaka Surroi ka komentuar mundësinë e rikthimit të Vjosa Osmanit në LDK pas mbarimit të mandatit si presidente.
Ajo ka treguar për efektet që do të mund t`i shkaktonte një veprim i tillë.
Në opinionin e saj “Tragjikomedi alla kosovarçe” të botuar në Koha, ajo ka shkruar se me rikthimin e Osmanit në LDK-së mund të rikthehet edhe një pjesë e elektoratit të kësaj partie.
Megjithatë, ajo ka bërë me dije se kjo do të mund të ia rrezikonte Abdixhikut postin e të parit në LDK.
“Ardhja eventuale e Osmanit në LDK do të jetë shtysë për këtë parti, ngase, tashmë e kemi thënë, Osmani gëzon popullaritet dhe shumëkush e konsideroi moskandidimin e saj të sërishëm si tradhti të VV-së ndaj saj. Dhe kjo me automatizëm nënkupton se një pjesë e votuesve do të kthehen nga kjo parti në zgjedhjet eventuale që do të mund të mbaheshin. Dhe varësisht nga performanca e saj eventuale, e besoj se Lumir Abdixhikut do të mund t’i rrezikohej posti i të parit në këtë parti”, ka shkruar ajo.
