Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka përshëndetur pajtim që zbatimi i Ligjit për të Huajt dhe ai për Automjete të nis qysh nesër.
Në një postim në rrjetet sociale, Rudolph ka theksuar rëndësinë e sigurimit të lejeve të qëndrimit dhe punës për punëtorët dhe studentët, si dhe parandalimin e ndërprerjes së shërbimeve në sektorët e shëndetësisë dhe arsimit.
Ambasadori ka përmendur gjithashtu nevojën për zgjidhje praktike në lëshimin e dokumenteve për të gjithë qytetarët e Kosovës.
““Është mirë të shihet pajtimi mbi mënyrën e zbatimit të Ligjeve të Kosovës për të Huajt dhe Automjetet. Sigurimi i lejeve të qëndrimit dhe punës për punëtorët dhe studentët, parandalimi i ndërprerjes së shërbimeve në shëndetësi dhe arsim, si dhe gjetja e zgjidhjeve praktike për lëshimin e dokumenteve për të gjithë qytetarët e Kosovës janë të rëndësishme. Ndërtimi mbi këtë progres do të jetë kyç”, ka shkruar ambasadori Rudolph.
