Fundjavë e zjarrtë në elitën kosovare të basketbollit

Superliga e Basketbollit të Kosovës vazhdon këtë fundjavë me ndeshje shumë interesante.

Ditën e shtunë zhvillohen dy përballjet e para. Në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë, Vëllaznimi do të jetë nikoqir i Golden Eagle Yllit, me kuqezinjtë që kanë tetë fitore dhe 15 humbje, kurse therandasit dhjetë fitore dhe 13 humbje.

Një përballje po ashtu interesante është ajo ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Rahovecit 029. Prishtinasit numërojnë nëntë fitore dhe 14 humbje, kurse ‘Vreshtarët’ shtatë fitore dhe 16 humbje.

Ndërkohë, ditën e diel zhvillohen dy ndeshje tjera, ku vëmendja kryesore është në Prizren, pasi Bashkimi do të jetë nikoqir i Trepçës, derisa ndeshja tjetër zhvillohet mes Pejës dhe skuadrës së Borasit.