Zyrtari i PDK-së, Betim Gjoshi ka reaguar ndaj deklaratës së zv/kryeministrit Besnik Bislimi i cili tha se ka 2-3 muaj që po tentohet të gjendet një kompani e përgjegjshme për rehabilitimin e bllokut A-5 në KEK, mirëpo që një gjë e tillë nuk po arrin të bëhet.
Me anë të një postimi në Facebook, Gjoshi ka thënë se kjo nuk është aspak e vërtetë.
Kjo pasi që sipas tij, s’ka mungesë të kompanive të papërgjegjshme, por që vetë Qeveria është e tillë.
Madje kryeministrin Kurti, ai e quan “Albin Kriza”.
Postimi i plotë:
Zëvendësi i Kurtit, Besnik Bislimi që po çuditë Evropën me rritje ekonomike të Kosovës, paska thënë: “Ka 2-3 muaj që po kemi telash me e gjet një kompani të përgjegjshme, e cila e rehabiliton bllokun A-5”.
Jo z. Bislimi, nuk ka mungesë të kompanive të përgjegjshme, por ju jeni të papërgjegjshëm.
Shefi yt, Albin Kurti është i papërgjegjshëm përballë krizës ekonomike e energjetike të Kosovës.
Albin Kurti është Albin Kriza.
Ju jeni një Qeveri e të papërgjegjshmëve përballë qytetarëve që ua kanë dhënë votën t’i përfaqësoni dhe t’iu shërbeni edhe në kohë të krizave. Sidomos në kohë të krizave.
Ju nuk keni zgjidhje për problemet e qytetarëve, por vetëm fjalë boshe.