Futbollisti i Gjilanit humbet sezonin

Sport Club Gjilani ka njoftuar se futbollisti Hamdi Namani ka pësuar lëndim në regjionin e gjurit gjatë ndeshjes kampionale ndaj FC Prishtina.

Pas kontrolleve dhe ekzaminimeve të detajuara mjekësore, është konfirmuar se lojtari ka pësuar rupturë të ligamentit medial kolateral (MCL), dëmtim që kërkon trajtim të specializuar dhe periudhë rehabilitimi sipas protokolleve përkatëse mjekësore.

Si rrjedhojë, Namani do të mungojë për një periudhë të caktuar kohore, deri në rikuperimin e plotë dhe marrjen e dritës së gjelbër nga stafi mjekësor për rikthim në fushën e lojës.

Klubi ka bërë të ditur se do ta mbështesë maksimalisht futbollistin gjatë gjithë procesit të rehabilitimit, duke i ofruar përkrahjen e nevojshme profesionale dhe institucionale.