Përzgjedhësi i Kosovës në Hendboll, Agron Shabani, e ka shpallur listën e hendbollisteve të ftuara për ndeshjet me Finlandën.
Në kuadër të fazës së dytë dhe të fundit kualifikuese për Kampionatin Evropian 2026, Kombëtarja e Hendbollit i luan në fillim të marsit dy ndeshje me Finlandën.
Ndeshja e parë do të zhvillohet më 5 mars nga ora 17:30 në Vantaa të Finlandës, ndërsa e dyta më 8 mars nga ora 17:15 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.
“Grumbullimi i Kombëtares bëhet të dielën në Prishtinë, ndërsa të mërkurën e javës së ardhshme është udhëtimi për në Finlandë” – bëhet e ditur në njoftimin e Federatës të Hendbollit të Kosovës në “Facebook”.
