Konjufca: Ka konsensus që presidenti i ri të jetë nga familja Jashari

Ministri i Jashtëm thotë se emrat nga familja Jashari kanë shkaktuar “pritje pozitive” në shoqëri.

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca, ka deklaruar se ekziston konsensus në shoqëri që presidenti i ardhshëm të vijë nga familja Jashari.

Pas takimit me ministren për Evropën dhe Punë të Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali, Konjufca u shpreh para gazetarëve se emrat nga familja Jashari janë të vetmit që deri më tani kanë prodhuar pritje pozitive dhe një lloj pajtueshmërie të gjerë.

“Ky është një konsensus i partive politike. Deri tash të vetmit emra që kanë shkaktuar automatikisht një pritje pozitive, një konsensus automatik në shoqërinë tonë, është një president nga radhët e familjes Jashari”, tha ai.