Spiropali dhe Konjufca bëjnë homazhe në Prekaz, priten në kullë nga Rifat Jashari

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka nisur sot një vizitë zyrtare në Kosovë.

Vizitën ajo e ka filluar me homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, së bashku me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Kosovës, Glauk Konjufca.

Pas homazheve, ata janë pritur në kullën e familjes Jashari nga Rifat Jashari dhe Lulezim Jashari.