E zhdukur që nga nëntori, familja e policia kërkojnë ndihmë për gjetjen e vajzës 14-vjeçare

Kërkesë për bashkëpunim me qytetarë – person i zhdukur

Gjakovë, 18 shkurt

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, njofton opinionin publik se është raportuar zhdukja e një vajze të mitur Alisiana Shala nga komuna e Rahovecit, rreth moshës 14 vjeçare për të cilën familjarët nuk kanë informatë ku gjendet që nga muaji nëntor 2025.

Që nga dita e raportimit, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë ka ndërmarrë veprime intensive, operative dhe hetimore për gjetjen e saj, mirëpo deri më tani nuk është arritur të lokalizohet.

Me qëllim që sa më shpejtë të lokalizohet, Policia e Kosovës kërkon bashkëpunimin e qytetarëve dhe të mediave.

Nëse dikush ka ndonjë informacion që mund të ndihmojë në gjetjen e Alisiana Bekim Shala (personi në fotografi), ju lutemi të lajmëroheni menjëherë në numrin e telefonit 192 (pa pagesë) ose në stacionin më të afërt policor.