Renditja në Superligë pas ndeshjeve të sotme e para atyre të nesërmeve

Sot janë zhvilluar dy ndeshjet e para të xhiros së 11.

Në të dyjat prej tyre triumfuan skuadrat favorite, shkruan Futbollikosovar.net.

Në njërën fitoi Prishtina përballë Ferizajt, që njëherit ishte fitorja e parë për Munishin në “Fadil Vokrri”, kurse Drita regjistroi edhe trepikëshin e radhës, duke mposhtur Dukagjinin në udhëtim, 0-1.

Kësisoj, nënkampionia kosovare vazhdon të mbetet e vetmja pa asnjë humbje.

Aktualisht, Drita ka gjashtë pikë më tepër se Ballkani që renditet i dyti, por me këtë të fundit që poashtu tri ndeshje më pak të zhvilluara.

Më poshtë edhe ndryshimet në renditje para përballjeve të nesërme.