Me 66 vota, Kuvendi e miraton në parim buxhetin për vitin 2026

Kuvendi i Kosovës e ka miratuar në parim projektligjin mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e vendit për këtë vit.

Ishin 66 deputetë që votuan për ktë projekt-buxhet, 32 ishin kundër dhe 5 abstenuan.

Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu i falënderoi deputetët për votimin dhe e mbylli seancën e jashtëzakonshme.

“Shihemi nesër në orën 10:30 [duke ju referuar seancë solemne për Ditën e Pavarësisë]. Ndërkohë kërkohet nga komisioni për buxhet dhe komisionet e tjera parlamentare që ta shqyrtojnë projektligjin dhe Kuvendit t’ia paraqesin rekomandimet”.