Rasti i sulmit seksual në Rahovec: Nxënësi dyshohet ta ketë prekur me zor 16-vjeçaren brenda shkollës së mesme

Vajzat dhe gratë po vazhdojnë të jenë viktimat më të shpeshta të dhunës në familje, ngacmimeve e sulmeve seksuale.

Në shumicën e rasteve viktima po del të jenë edhe të miturat. Madje ka raste kur të tilla ngjarje ndodhin edhe në institucionet arsimore në vendin tonë, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur në shkollën e mesme në Krushë të Madhe të Rahovecit dhe viktimë është një nxënëse 16-vjeçare.

https://permbledhja.com/si-ndodhi-qe-vetura-te-hyje-brenda-barnatores-ne-rahovec-policia-sqaron-rastin/

Këtë herë rasti dyshohet se ka ndodhur brenda hapësirave të shkollës dhe i dyshuar është një bashkëmoshtar i viktimës, po ashtu nxënës në këtë shkollë.

I mituri po dyshohet se e ka sulmuar seksualisht viktimën në tualetin e shkollës, çka e ka bërë vajzën që të kërkojë ndihmë.

Posa drejtoria është vënë në dijeni për rastin, është njoftuar edhe Policia, me ç’rast palët janë shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Ndaj të dyshuarit, burimet thonë se është iniciuar rast, për t’u hetuar në procedurë të rregullt.