Skuadra e Prishtinës ka qenë shumë aktive në merkaton e janarit, duke përforcuar ekipin në maksimum, duke ditur se kjo dritare transferimesh është mjaft e varfur.
Megjithatë, drejtuesit e Prishtinës kanë arritur që edhe në janar të bëjnë zgjidhje mjaft të mira për të forcuar edhe më shumë ekipin e Afrim Toverlanit, shkruan GazetaBlic Sport.
Drejtori sportiv i klubit, Driton Krasniqi ka arritur të sjellë në kryeqytet katër transferime të mëdha, duke i ofruar Toverlanit mundësi të reja në pothuajse çdo pozicion.
Prishtina zyrtarizoi një mbrojtës të djathtë, dy mesfushorë edhe një sulmues.
Ja transferimet e FC Prishtinës:
Mbrojtësi i djathtë, Sylian Mokono nga Venlo i Holandës tek Prishtina
Harun Karic, mesfushorin boshnjak nga Bars i Kirgistanit
Albin Krasniqi, huazim nga Kolos
Arjol Bllaca, transferim nga Ramiz Sadiku
Tashmë Prishtina e ka kompletuar ekipin dhe Toverlani mund të tentojë rikthimin e titullit në kryeqytet.
