UEFA i ka kthyer email MKRS-së dhe ministrit Hajrulla Çeku, duke konfirmuar pranimin e shkresës së tij, por njëkohësisht duke rikujtuar në mënyrë mjaft të qartë se çdo komunikim zyrtar kalon vetëm përmes FFK-së, të cilës i është dërguar paraprakisht letra e përbashkët e FIFA-s dhe UEFA-s.
Kjo letër, e cila ka konfirmuar se FFK ka bërë harmonizimin e statutit të saj me UEFA e FIFA, i është bashkëngjitur për referencë MKRS-së.
UEFA po ashtu ka shprehur gatishmërinë për diskutime të mëtejshme, nëse do të ketë nevojë, por vetëm pas kuvendit të 5 shkurtit, ku presidenti aktual Agim Ademi pritet të konfirmohet për një tjetër mandat katërvjeçar.
