Është shtyrë seanca e sotme plenare që në rend dite kishte shqyrtimin e dy projektligjeve.Shtyrja u bë si shkak i mospajtimit sa i përket mundësisë së trajtimit të pikave në seancë.
I pari i kuvendit, Glauk Konjufca tha se pas një konsultimi me grupet parlamentare u dakorduan se meqenëse, sipas tij, është kontestuese mënyra se si mund të trajtohen çështjet e kategorizuara sipas pikës 3 të nenit 85 të rregullores së kuvendit, çështja të merr epilog të hënën në kryesinë e Kuvendit.
https://permbledhja.com/kushti-etias-per-vizat-osmani-pret-ne-zyre-ambasadorin-e-frances-dhe-diplomate-tjere/
Kujtojmë se në këtë seancë plenare në rend dite ishin shqyrtimi i parë i Projektligjit për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg dhe shqyrtimi i parë i Projektligjit për mbështetjen e punëve publike.