Aksident mes dy veturave në Rastavicë të Deçanit, lëndohet një person

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 14:10 në fshatin Rastavicë të Deçanit, ku janë përfshirë dy vetura.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Sipas tij, si pasojë e aksidentit është lënduar një person, i cili ka marrë trajtim mjekësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Deçan.

Ai ka shtuar se njësiti i trafikut është duke u marrë me hetimin e shkaqeve të aksidentit.