Policia gjen arsenal armësh në Mitrovicën e Veriut, s’ka të arrestuar

Policia e Kosovës ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme armësh dhe municioni në një bodrum në rrugën “Vasilije Ostroshki”, pas një informacioni të marrë nga qytetarët.

Gjatë kontrollit, forcat e rendit gjetën tre armë të gjata, një tytë vazhduese, 764 fishekë të kalibrave të ndryshëm, 14 karikatorë, një granatë dore tymuese, si dhe uniforma dhe jelekë antiplumb ushtarakë.

Prokurori i Shtetit ka inicuar hetimet për “mbajtje të paautorizuar të armëve”.

Nuk ka të arrestuar, por rasti mbetet nën hetime.