LDK-ja, përkatësisht 55% e delegatëve të saj kanë refuzuar ta pranojnë dorëheqjen e Lumir Abdixhikut.
Kjo nënkupton se ai do të vazhdojë të jetë në krye të Lidhjes Demokratike.
Abdixhiku, në fjalimin e tij para delegatëve, e kishte ofruar dorëheqjen për shqyrtim nga Kuvendi i partisë, duke kërkuar që përmes votëbesimit të përcaktohej drejtimi i mëtejmë politik i LDK-së dhe pozicioni i tij si kryetar.
Kujtojmë, këto zhvillime rrodhën pas dështimit kolosal në zgjedhjet e 28 dhjetorit, ku LDK u rikonfirmua si forca e tretë, madje me përqindje edhe më të ulët, 13.24 sosh.
