Dy përballje tjera interesante në Kupën e Kosovës

Sonte zhvillohen dy ndeshje të kthimit të çerekfinaleve të Kupës së Kosovës në basketboll.

Në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, Sigal Prishtina do të përballet me Vëllaznimin, ndërsa në Palestrën “Karagaçi” në Pejë, GO+ Peja do të presë Bashkimin.

Të dy ndeshjet do të fillojnë në orën 18:45 dhe pritet të jenë shumë të luftuara, me ekipe që synojnë kualifikimin në gjysmëfinale.

Valon Berisha shumë pranë transferimit në Bosnje