Zjarr në klinikën e Pediatrisë

Një incident zjarri ka ndodhur sot në Klinikën e Pediatrisë në Prishtinë.

Mirlinda Qyqalla, nga zyra e mediave në QKUK, ka konfirmuar për Klanin se një bojler i vendosur mbi kulmin e Pediatrisë është përfshirë nga zjarri.

“Menjëherë pas njoftimit, në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e zjarrfikësve, të cilët kanë ndërhyrë me shpejtësi dhe kanë arritur ta lokalizojnë dhe shuajnë zjarrin”, tha Qyqalla.

Sipas saj , situata është vënë plotësisht nën kontroll dhe nuk ka të lënduar apo dëme të tjera.

“Aktiviteti në Klinikën e Pediatrisë vazhdon normalisht dhe nuk ka asnjë rrezik për pacientët apo stafin”, thuhet në konfirmim.