Në Ferizaj është shënuar një rast i rëndë me pasoja të thella emocionale.
Një vajzë e mitur ka denoncuar në Polici se është sulmuar seksualisht në mënyrë të vazhdueshme nga babai i saj, transmeton Klankosova.tv.
Gazetari Faton Mehmeti, thotë se zanafilla e rasti shkon shumë larg.
“Vajza i kishte thënë nënës se ishte njoftuar me një djalë dhe dëshirojnë që lidhjen e tyre ta vazhdojnë në një hap tjetër. Nëna e ka marr guximin me i tregu babait, dhe në momentin që i ka treguar, ka plas sherri, sepse babai, sipas informacioneve, kur e ka kuptuar këtë fakt, ka shfaqur xhelozi”, tha Mehmeti në “Kosova Today”.
Mehmeti shton se pas kësaj, vajza i ka treguar nënës se babai po xhelozon për shkak se ka abuzuar seksualisht me të.
“Në këtë moment, babai ka nisur dhunën ndaj vajzës dhe gruas së tij”, tha gazetari.
Ndër të tjera, Mehmeti thotë se i dyshuari është i moshës rreth 50-vjeçare, ndërsa vajza 15-16 vjeçe.
