Bora fiton derbin lokal përballë Prishtinës

Bora ka vazhduar formën e mirë në kampionatin elitar të basketbollit në vend.

Skuadra kryeqytetase triumfoi ndaj Prishtinës në derbin lokal, 66-71.

Kjo ishte fitorja e tetë në sezonin 2025/2026, teksa ka edhe po aq humbje, për t’u pozicionuar në vendin e tretë, të paktën përkohësisht.

Kujtojmë, Bora pati një nismë të keqe të edicionit, por me disa ndryshime në shtab teknik e në “Roster”, iu rikthye fitoreve./Përmbledhja