Lumezi i tha JO, Qalaj tërhiqet nga propozimi për zv.kryeprokuror

Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Agron Qalaj, është tërhequr nga kërkesa për ta caktuar Aleksandër Lumezin në pozitën e ushtruesit të detyrës së zëvendëskryeprokurorit të Shtetit.

Këtë ai e ka konfirmuar në mbledhjen e Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) të hënën.

Ai është tërhequr pasi më herët gjatë ditës Lumezi ka refuzuar propozimin e Qalajt për përzgjedhjen në këtë pozitë pozitën e zëvendëskryeprokurorit të Shtetit.