E para grua, Justina Shiroka-Pula kryeakademike e Kosovës

Profesoresha universitare, Vjosa Sadriu-Hamiti, tha se Justina Pula u zgjodh kryetare e Akademisë së Shkencave dhe Arteve.

Në një postim në Facebook, ajo tha se ASHAK sot bëri histori me zgjedhjen e një gruaje në krye të institucionit më të lartë të dijes dhe të shkencës në Kosovë.

Ajo është gruaja e parë në krye të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës. Kjo zgjedhje është fitore e dijes, e punës së palodhshme dhe e meritës.

Justina Pula është dëshmi se shkenca nuk ndërtohet me privilegje, por me përkushtim, disiplinë dhe këmbëngulje. Faleminderit që hap rrugë, që vendos standarde dhe që u tregon brezave të rinj – veçanërisht grave – se majat akademike arrihen me punë, zell dhe integritet”, shkroi ajo.