Kryeministri Edi Rama ka reaguar ditën e sotme lidhur me refuzimin që i bën disa përfaqësues të KiE-së ftesës së tij për të marrë pjesë në darkën e organizuar nga Shqipëria në Strasburg.
Rama shkruan se ata nuk shkruan duke u justifikuar se “nuk ndiheshin mirë pas fjalimit”, teksa me ironi shkruan “s’ke si ndjehesh mirë kur dëgjon një histori horrori si sajesa e trafikut të organeve”.
Ndërkohë kryeministri Rama u është përgjigjur edhe deklaratave të bëra nga përfaqësuesit e opozitës në Shqipëri, duke theksuar se e djathta jonë e nongratave dhe e rublave, gjen kurajon të kundërvihet e të merret me dokrra.
“Disa prej të ftuarve mbrëmë nuk erdhën në darkën e organizuar nga misioni ynë në Strasburg, megjithëse e kishin konfirmuar më parë! Nuk ndjehemi mirë pas fjalimit, ishte arsyeja. E mirëkuptueshme. S’ke si ndjehesh mirë kur dëgjon një histori horrori si sajesa e trafikut të organeve!
Bashkëbisedimi me ndonjërin syresh pas darkës ishte kuptimplotë. U ka rënë si rrufe në qiell të pastër! Do t’u duhet ca kohë për të analizuar faktet, kuptuar madhësinë e frikshme të gabimit të bërë një dekadë më parë dhe adresuar nevojën për korrigjimin e tij me një akt të ri.
Por është e neveritshme, që edhe për një padrejtësi kaq ekstreme dhe për një të drejtë kombëtare kaq legjitime, e kaq përtej politikës së ditës, e djathta jonë e nongratave dhe e rublave, gjen kurajon të kundërvihet e të merret me dokrra”, shkruan Rama./Express