Ish-ministri i Financave, Hekuran Murati, ka mohuar pretendimet se këtë vit do të ketë pagë të 13 për punëtorët e sektorit publik.
Murati ka thënë se ky është një lajm i rremë dhe se paga e 13-të është e paraparë në ligjin e buxhetit për vitin 2026.
“Por siç e dinë të gjithë, ligjin e buxhetit për vitin 2026 nuk e votuan PDK/LDK/AAK-Nisma. Është për keqardhje që në mungesë të një programi të mirëfilltë, krejt çka u ka mbetur opozitës dhe portaleve të tyre, janë rrenat e vazhdueshme, me shpresën se diçka mbetet, dhe kësisoj gjenerojnë pakënaqësi ndaj qeverisë”, ka shkruar Murati.
Tutje ai ka thënë se për çdo lajm Qeveria çdoherë i ka njoftuar qytetarët në mënyrë transparente.
“Për çfarëdo lajmi a vendimi, Qeveria çdoherë i ka njoftuar qytetarët në mënyrë transparente. Prandaj nëse shihni çfarëdo njoftimi që ka të bëjë me Qeverinë, mos u besoni pa e verifikuar fillimisht nëse diçka e tillë është thënë nga kanalet zyrtare të Qeverisë”, tha ndër të tjera Murati.

