Katër punëtorë të një kompanie në Klinë rrihen mes vete, pësojnë lëndime të rënda – dy dërgohen në mbajtje

Policia rajonale e Pejës ka njoftuar se dje në Klinë ka ndodhur një rrahje.

Aty janë përleshur katër punëtorë të një kompanie dhe të njëjtit janë dërguar në QKMF’në e Klinës për trajtim mjekësor.

Dy prej tyre janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa dy të tjerë janë liruar.

Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, Stacioni Policor Klinё, me datën 02.12.2025, rreth orёs 10:55, ёshtё njoftuar pёr njё rrahje e cila ka ndodhur në rrugën “Drini i Bardhё” nё Klinё.

Policia menjёherё ka dalё në vendngjarje, aty ёshtё kuptuar se pas njё rrahje nё mes veti katёr persona (punёtorë tё njё kompanie), si pasojё e rrahjes kanё pёsuar lëndime tё rёnda trupore, ku tё njëjtit janё dёrguar nё QKMF-Klinё pёr tretman mjekёsor.

Tё gjithё tё dyshuarit janё arrestuar nga njёsitet e Stacionit Policor nё Klinё dhe pas intervistimit nga hetuesit, me urdhёr tё prokurorit tё Shtetit, dy (2) nga ta janё dёrguar nё mbajtje pёr 48 orё, ndёrsa dy (2) tё tjerё janё liruar nё procedurё të rregullt.”