Kryetari i Sindikatës së Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj ka kritikuar Qeverinë e Kosovës dhe Ministrinë e Arsimit se po vazhdojnë ta godasin SBASHK-un, në vend se të dërgojnë mesazhe urimi.
Kreu i SBAShKU-t, tha se nuk do të zëvendësohen orët e humbura të shtunën, ashtu siç thonë edhe prindërit, sipas kalendarit të publikuar nga Ministria e Arsimit për orët e humbura në grevë.
“Lidhur me kompensimin e orëve të humbura në grevë, duhet të theksoj se ishte vendim i ngutshëm i ministres Nagavci e cila nuk respektoi marrëveshjen e lidhur mes SBASHK-ut dhe MASHT-it më 22 janar, 2021, dhe neni 34, pika 8, e cila thotë qartazi: ‘orët e humbura gjatë grevës nuk zëvendësohen, përveç nëse palët arrijnë marrëveshje të veçantë’”, tha Jasharaj.“SBASHK është obligativ ta respektojë kontratën”, tha Jasharaj.
Ai porositi ministren e Arsimit Nagavci le ti lë inatet dhe të ulet e bashkëbisedoi me SBASHK-un.
Derisa ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci kishte marr vendim që të shtunën me 15 tetor të mbahet mësim për t’i zëvendësuar orët e humbura si pasojë e grevës në shtator.