Rahoveci varfanjak shuan Yllin e milionave

KB Rahoveci 029 ka mposhtur Golden Eagle Yllin me rezultat 85-77.

Përkundër faktit se ishin në disavantazh pas pjesës së parë, “Vreshtarët” ia dolën të riktheheshin në element për ta përmbysur fqinjin.

Kjo ishte fitorja e tretë për Rahovecin 029 këtë fazë, që tashmë frymon më lirshëm, para përballjeve me konkurrentët për pjesën e poshtme të tabelës, Bora e Vëllaznimi.

Duhet thënë që bardhekaltërit po përballen me mungesë sponsorësh, për shkak se në komunën e Rahovecit pak biznesmenë investojnë në sport.

Në anën tjetër, Ylli i milionave shenjoi edhe disfatën e gjashtë, krahas një fitoreje, paraqitje këto që rezultuan me largimin e Fotis Takianos./Përmbledhja