Pulat më krenare se kurrë, çmimi i vezëve “fluturon” në 6.39€ për 30 copë

Çmimi i vezëve ka “fluturuar” në 6.39€ për një pako me 30 copë.

Kështu u mësua përmes një postimi në rrjetet sociale që veçse ka marrë dhenë.

Në fotografi shihet edhe emri i firmës si dhe i marketit që e ka vënë në shitje.

Përderisa opozitarët hedhin kritika në drejtim të autoriteteve udhëheqëse për këtë shtrenjtim, mbështetës të këtyre të fundit thonë se kjo është pasojë e mungesës së vezëve dhe moskultivimit të shpezëve./Përmbledhja