Zgjedhjet e reja me 21 ose 28 dhjetor

Lëvizja Vetëvendosje ka dështuar përsëri të formoj qeverinë e re.

Pasi Albin Kurti nuk i siguroi votat e mjaftueshme, sot dështoi edhe mandatari i dytë, Glauk Konjufca.

Tash, presidentja e vendit, Vjosa Osmani pritet që të vendos për datën e zgjedhjeve.

Në lidhje me datën e zgjedhjeve, lajmi.net ka kontaktuar me Eugen Cakollin e IKD-së.

Ai në një përgjigje tha: “21 ose 28 dhjetor”. Pra, njëra nga këto dy data pritet të vendoset nga presidentja Osmani për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.