Lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka konfirmuar se LDK nuk do të marrë pjesë në seancën e orës 11:00 të ditës së nesërme, aty ku pritet të votohen disa pika.
Megjithatë, Lidhja Demokratike do të jetë në Kuvend nga ora 14:00, kur pritet të votohet për mandatarin për formim qeverie, Glauk Konjufca.
Gjithsesi, siç edhe pritet, partia që ai drejton do të votojë kundër, duke konfirmuar gjithashtu në fund se kërkojnë sa më shpejt zgjedhje të reja nacionale.

