Gjermania kërkon themelimin e Asociacionit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mbajtur një konferencë për media bashkë me ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Johann Wadephul.

Në këtë konferencë, ministri gjerman ka rithkesuar mbështetje ne Gjermanisë për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, të lehtësuar nga ana e BE-së.

“Ne jemi të bindur që Kosova e ka forcën dhe vullnetin për të zbatuar reformat e nevojshme. Gjermania është e gatshme që të iu ndihmojë me gjithë fuqinë që ka në këtë rrugëtim. Mbetet esenciale që gjendja këtu të mbetet e qetë…. dhe të mos vijë te konfrontimet siç ka ndodhur më 2023, 2024. Gjermania mbështet dialogun. Ky proces ka ngecur kohëve të fundit. Është shumë e rëndësishme që këtu të ketë përparim konkret. Marrëveshja e Ohrit duhet të zbatohet shpejt dhe në plotëni, këtë e presim nga të dyja palët. Dialogu për normalizim duhet të vazhdojë me kriterin për mirëkuptim”, ka thënë ai.

Kryediplomati gjerman ka përmendur edhe krijimin e Asociacionit, derisa formimin e Qeverisë e ka quajtur vendimtar.

“Është më rëndësi që të ketë një marrje të përgjegjësisë nga ana e kryetarëve të zgjedhur të komunave në veri dhe çështja e themelimit të Asociacionit të zbatohet. Shpresoj që kjo të përfundohet me sukses. Mendoj që krijimi i një qeverie është vendimtar. Evropa i ka sytë e kthyer nga kjo”, ka thënë ai.