IKShPK ngjyroset me të kaltër në mbështetje të diabetikëve

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës është ndriçuar sonte me ngjyrë të kaltër në pritje të shënimit të Ditës Botërore të Diabetit (14 Nëntor).

Ngjyra e kaltër është simboli ndërkombëtar i ndërgjegjësimit për diabetin, duke përfaqësuar bashkimin global për përballimin e kësaj sëmundjeje që prek miliona njerëz në mbarë botën.

Ky simbol u miratua nga Federata Ndërkombëtare e Diabetit (IDF) dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH)në vitin 2007, si shenjë e unitetit dhe shpresës për një botë më të shëndetshme.