Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka deklaruar se partia së cilës ai i takon mund të dalë subjekti i parë politik nëse mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.
I ftuar në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, Zemaj tha se partia e tij tashmë ka performancë të mirë dhe po punon për të fituar zgjedhjet.
“Unë s’mund të paragjykoj, por ne punojmë për zgjedhjet e jashtëzakonshme që t’i fitojmë. Jemi duke punuar dhe kemi performancë të mirë”, u shpreh ai.
I pyetur nga moderatori Fidan Jupolli nëse LDK ka gjasa reale të dalë e para, Zemaj u përgjigj: “Sigurisht”.
“Kemi rezultat të mirë në zgjedhjet lokale dhe partia në çdo komunë ka më shumë vota sesa në zgjedhjet e kaluara. Do të angazhohemi që t’i fitojmë zgjedhjet”, deklaroi deputeti i LDK-së.

